VIDEO/ Tensione në Izrael, të afërmit e pengjeve hyjnë në Parlament

Dhjetëra të afërm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës sulmuan një mbledhje të Komitetit të Financave të Parlamentit izraelit, ose Knesset. Protestuesit thirrën “Nuk do të uleni këtu derisa ata po vdesin atje!”, duke iu referuar njerëzve që mbahen peng nga Hamasi në tunelet e enklavës palestineze. Protestuesit ndërprenë seancën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu dhe bënë thirrje për zgjedhje të reja.
⚡ 🇮🇱 Hostage families storm Israeli Knesset
The Knesset was suspended after families of the hostages forced their way through security.
Satanyahu is loosing it big time— Dr. Suhail (@suhaichemistry) January 22, 2024
Situata në Izrael mbetet kaotike, teksa mbrëmjen e kaluar familjarët e pengjeve ngritën tenda jashtë shtëpisë së Netanyahut në Jeruzalem. Ata kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në lirimin e pengjeve dhe largimin e kryeministrit izraelit.