Hamasi: Nga Biden, vetëm iluzione për shtetin palestinez
Publikuar:
(20.01.2024 20:47:13)

“Shitja e iluzionit se Biden po përpiqet të flasë për shtetësinë palestineze nuk e mashtron popullin tonë”. Këtë e tha në Telegram përfaqësuesi i Hamasit, Izzat al-Richiq, duke hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan për një shtet palestinez. “Biden – shtoi ai – është një partner i plotë në luftën e gjenocidit dhe populli ynë nuk pret asgjë të mirë prej tij”. Milicët që kontrollojnë Gazën dhe që ishin autorët e 7 tetorit komentojnë kështu thashethemet sipas të cilave Biden dhe Netanyahu po i afrohen qëndrimeve të tyre për krijimin e një shteti palestinez, pasi Uashingtoni kërkon t’i jepet fund luftës.