Hamasi: Nuk duam të mbajmë pengje, në fund Izraeli do të detyrohet të bëjë marrëveshje
Publikuar:
(20.01.2024 20:30:34)

“Në fund, Izraeli do të detyrohet të bëjë një marrëveshje sepse dështoi gjatë më shumë se njëqind ditëve të luftës për të rimarrë të burgosurit me forcë”. Këtë e ka thënë Musa Abu Marzuq, anëtar i zyrës politike të Hamasit, për agjencinë ruse “Sputnik”, i cili nënvizoi se Tel Avivi “ose do t’i kthejë ata përmes një marrëveshjeje me lëvizjen ose do të marrë kufomat”.