Inzaghi: Juventusi është rival historik

Interi dhe Juvetusi do takohen të dielën mbrëma me fillim nga ora 20-45, në “Giuseppe Meazza”.
Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i neurazurëve, Simone Inzaghi është shprehur se i pret një ndeshje tejet e vështirë, shkruan Shqip.com.
“Loja e nesërme shkon përtej 3 pikëve. Juventus është një rival historik, ne e dimë vlerën e lojës dhe do të duhet të jemi të mirë për ta bërë fitoren tonën. Juventusi vjen nga disa rezultate shumë të mira, ne duhet të kemi shumë kujdes”, tha ai fillimisht.
Trajneri Italian, gjithashtu shtoi se i vetmi futbollist që nuk është i gatshëm për këtë ndeshje është Joaquin Correa.

“Vidal? Ai luajti ndeshjen që prisja, lojë e shkëlqyer. Ashtu si Gagliardini me Lazion. Po përpiqem t’i rikuperoj të gjithë. Calhanoglu dhe Sensi kanë bërë shumë mirë në stërvitje. I vetmi i padisponueshëm është Correa, ai po punon i ndar nga grupi dhe do të përpiqemi ta kemi me ne në Empoli”, shtoi gjithashtu Izaghi.
Për fund, 45 vjeçari se është shumë e rendësishme që këtë ndeshje do e zhvillojnë para tifoezëve të vet, pasi rëndësia eështë e madhe.
Sa i përket rezultateve, Interi është në vendin e tretë në Serie A, me 17 pikë. Shtatë më pak se Napoli që është lider.
Ndërsa, Juventusi është në vendin e shtatë, me 14 pikë./Shqip.com