Sulmi iranian në Irak vret 5 civilë, mes viktimave edhe një foshnje e porsalindur

“Gjatë sulmit të Gardës Revolucionare të Iranit në Hawler (Erbil), të paktën 5 civilë, duke përfshirë një foshnjë 11-muajshe, humbën jetën dhe shumë fëmijë të tjerë u plagosën. Kështu ka thënë në X një OJQ-ja me seli në Norvegji, “Hengaw”. Mbrëmë Pasdaran deklaroi se ata kishin “shënjestruar dhe shkatërruar një nga selitë kryesore të spiunazhit të regjimit sionist (Mossad) në rajonin Kurdistan të Irakut” në një bastisje me “raketa balistike” në Erbil, në Irakun verior.