Irani futet në lojë, bombardon selinë e spiunazhit të Mossad-it në Irak
Publikuar:
(16.01.2024 12:21:42)

Garda Revolucionare iraniane ka pretenduar se ka “shënjestruar dhe shkatërruar një nga selitë kryesore të spiunazhit të regjimit sionist (Mossad) në rajonin Kurdistan të Irakut” në sulmin me “raketa balistike”, në Erbil, në Irakun verior. Këtë e ka bërë të ditur agjencia iraniane Fars. Sipas deklaratës, objektivi ishte “qendra për zhvillimin e operacioneve të spiunazhit dhe planifikimin e aksioneve terroriste në rajon dhe veçanërisht në vendin tonë të dashur”. Operacionet sulmuese do të vazhdojnë deri në hakmarrjen e pikave të fundit të gjakut të dëshmorëve”, përfundon deklarata.