Portugezi që vrau Ardian Nikulajn del para Gjykatës: S’jam unë autori, në Shqipëri erdha si turist
Publikuar:
(02.01.2024 16:51:59)

Ruben Saraiva i ekstraduar nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës.
Ai dyshohet si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023 në Shëngjin.
Para trupit gjykues, Saraiva mësohet se ka mohuar përfshirjen e tij në atentatin që i mori jetën biznesmenit Nikulaj.
Saraiva ka thënë se në Shqipëri ka qenë si turist dhe se nuk është ai autori i krimit.
Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin.
Portugezi i dyshuar si vrasës, Ruben Saraiva u ekstradua pak ditë më parë nga Maroku drejt Shqipërisë.
/Shqip.com