Lajme

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, shoferi i droguar “fluturon” me “Benz”, policia e arreston në vend

Është arrestuar drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin një natë më parë në Tiranë, në rrugën e Elbasanit. Mësohet se në pranga ka rënë 22-vjeçari Ardit Kambo.

Pas bërjes së testit, i riu ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Perveç arrestit policia i ka vendosur gjobe dhe i ka hequr 10 pike nga patenta.

Gjithashtu raportohet se 22-vjeçari lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në një moment ka humbur kontrollin dhe ka çarë disa barriera të rrugës duke përfunduar nga ana tjetër e trotuarit.

Fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar.

Si pasojë e humbjes se kontrollit ka dëmtuar edhe një automjet tjetër, por pa shumë dëme.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Drejtonte automjetin në efektin e drogave, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë arrestuar shtetasin:

  • A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

/Shqip.com