Ministria e Shëndetësisë së Gazës: 21 822 viktima palestineze që nga fillimi i luftës
Publikuar:
(31.12.2023 12:50:01)

Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, numri i viktimave në Rripin që nga fillimi i luftës është rritur në 21,822 persona të vdekur dhe 56,451 të plagosur. Ndërsa numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në luftime me militantët e Hamasit llogaritet të jetë 500. 1200 civilë izraelitë u vranë gjatë sulmit të Hamasit në 7 tetor.