Sot mbahet seanca e radhës për Gucatin dhe Haradinajn
Publikuar:
(14.07.2021 08:58:56)

Në Hagë të mërkurën do të mbahet Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së dy ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Siç raportojnë Dhomat e Specializuara konferenca fillon në ora 15:00.
Gucati e Haradinaj ndër tjerash akuzohen për “ndërhyrje në drejtësi” dhe “frikësim të dëshmitarëve”.
Ata u arrestuan vitin e kaluar pasi në mënyrë enigmatike disa dokumente të Dhomave të Specializuara kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK-së. /Shqip.com