Hamasi publikon shifrat 21 110 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

Gjithsej 21,110 palestinezë janë vrarë dhe 55,243 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Kështu tha sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Lajmi u rilançua nga Al Arabiya. Shifrat përfshijnë 195 palestinezë të vrarë dhe 325 të plagosur në 24 orët e fundit, shtoi ministria.