Lajme

Ministria e Jashtme: Për vulë apostile, qytetarët duhet të caktojnë terminin “online”

Vula apostile

Qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve me vulë apostile apo legalizuese, nga 25 tetori duhet të caktojnë terminin “online”, përcjell Shqip.com.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi, teksa ka treguar se për të caktuar termin, qytetarët duhet të kyçen në: https://mpjterminet.rks-gov.net/.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Tutje, MPJD ka njoftuar se dokumentet për në Gjermani dhe Kanada nuk vulosen me vulë apostile apo legalizuese.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, respektivisht Departamenti per Çështje Konsullore, njofton se nga data 25 tetor 2021, qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve të tyre me vulë apostile apo legalizuese, duhet të caktojnë terminin ‘online’.

Për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në: https://mpjterminet.rks-gov.net/. Pasi të keni hapur faqen e mësipërme dhe klikoni datën e caktuar, do t’ju shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal”, thuhet në njoftim./SHQIP.com