Netanyahu viziton trupat në Gaza: Lufta do të jetë e gjatë
Publikuar:
(26.12.2023 00:02:31)

Lufta në Gaza “do të jetë e gjatë, nuk po i vjen fundi ende”, deklaroi kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu në një seancë të Knesset (parlamentit izraelit). Duke u kthyer nga një takim me ushtarët e angazhuar në Gaza, Netanyahu tha se dëgjoi prej tyre një dëshirë të qartë për të “arritur deri në fund”. “Edhe nëse shfaqen dyshime në shtyp dhe në televizionet lokale, tha ai, ne nuk do të ndalemi së luftuari. Dhe do të thellojmë luftimet edhe në ditët në vijim. Duhet të kemi durim, të qëndrojmë të bashkuar dhe të ngulmojmë në kryerjen e misionit tonë“.