Vrasja e gjeneralit iranian, Teherani: Izraeli do të paguajë
Publikuar:
(25.12.2023 23:59:35)

Gardianët e Revolucionit Islamik kanë paralajmëruar se Izraeli do të paguajë për vrasjen e Sayyed Razi Mousavi, komandant i Pasdaranit në Siri. Kjo është raportuar nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, duke cituar deklaratën për shtyp që njofton vdekjen e eksponentit të lartë të Pasdaranit në një bastisje të shtetit hebre pranë Damaskut. “Pa dyshim, regjimi i egër dhe uzurpues sionist do të paguajë për këtë krim”, është mesazhi i lexuar në televizionin shtetëror.