Sulmi izraelit në Siri vret gjeneralin iranian

Tym i madh në veri të Rripit të Gazës gjatë bombardimeve izraelite të enjten më 14 dhjetor 2023.

Një udhëheqës i Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë gjatë një sulmi izraelit në Siri. Këtë e raportojnë agjencitë iraniane të lajmeve. Sulmi ndodhi në Saydah Zeyneb, pranë kryeqytetit Damask. Viktima është gjenerali Razi Moussavi, një nga këshilltarët më me përvojë të Gardianëve. Ai ishte koordinatori i forcave iraniane të angazhuara në Siri dhe ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Qassem Soleimani, kreut të Forcave al-Quds të vrarë në një sulm amerikan në Irak në vitin 2020.