Kabineti izraelit i luftës vendos sot gjatë ditës për planin egjiptian të paqes
Publikuar:
(25.12.2023 14:45:36)

Kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të mbledhë sot kabinetin e luftës për të diskutuar planin trefazor të paqes të vënë në tryezë nga Egjipti. Ditët e fundit, liderët politikë të Hamasit, Xhihadit Islamik dhe disa përfaqësues të qeverive perëndimore shkuan në Kajro. Plani përfshin një armëpushim për lirimin e pengjeve, krijimin e një qeverie teknike palestineze që ka autoritet mbi Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor dhe negocimin e një marrëveshjeje politike që do të çonte në një fund të plotë të armiqësive.