Plani me tre faza i Egjiptit për paqe, çfarë parashikon
Publikuar:
(25.12.2023 10:59:10)

Egjipti do të ishte gati të propozonte një plan trefazor për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Faza e parë duhet të përfshijë një armëpushim dy-javor me lirimin e 40 izraelitëve dhe çlirimin e 120 palestinezëve të ndaluar në burgjet e shtetit hebre. Faza e dytë do të shërbente për të krijuar një qeveri të përkohshme që do të kishte pushtet si në Rripin e Gazës ashtu edhe në Bregun Perëndimor. Pastaj do të kalonim në negocimin e një paqeje të qëndrueshme.