Izraeli: Në Gazën Veriore u gjet një rrjet i madh tunelesh, brenda kishte kufomat e 5 pengjeve

Ushtria izraelite ka zbuluar një rrjet të madh tunelesh të Hamasit në Gazën veriore, në kampin e refugjatëve Jabaliya ku u gjetën edhe trupat e pesë ushtarëve të rrëmbyer më 7 tetor. Ushtria dhe inteligjenca zbuluan një rrjet tunelesh në dy nivele, me ashensorë për t’i lidhur ato. Në një thellësi prej një duzinë metrash do të kishte një dhomë të madhe që shërben si qendër komandimi. Sipas IDF, rrjeti i tuneleve ka disa seksione të përdorura nga Hamasi për luftime. Ka pasazhe që të çojnë në sipërfaqe, që dalin pranë shkollave dhe spitaleve. Njëra prej tyre të çon në shtëpinë e komandantit të Gazës së Veriut, Ahmed Ghandour, i vrarë nga bombardimet izraelite. I gjithë rrjeti ka përafërsisht një kilometër katror. Kampi Jabalia ishte skena e bombardimeve të përgjakshme izraelite në ditët e para të luftës.