Izraeli ndizet nga protestat, kërkohet dorëheqja e Netanyahut
Publikuar:
(24.12.2023 11:14:56)

Protestat kundër Benjamin Netanyahut, me kërkesën për dorëheqjen e tij, u zhvilluan mbrëmë në Tel Aviv dhe në Cezare, ku ndodhet rezidenca private e kryeministrit izraelit. Kjo është raportuar nga gazeta Haaretz, sipas së cilës demonstratat denoncuan përgjegjësinë e Netanyahut dhe qeverisë së tij se nuk kanë mundur të parandalojnë sulmin e Hamasit më 7 tetor.