Hamasi refuzon lirimin e pengjeve pa përfunduar lufta

Tentativat e SHBA dhe Izraelit për lirimin e pengjeve kanë marrë sërish përgjigje refuzuese nga Hamasi.

Në një deklaratë, Hamasi shprehu qartazi qëndrimin mbi këtë çështje, duke nënvizuar se nuk do të ketë asnjë marrëveshje mbi pengjet për aq kohë sa lufta vijon.

“Ekziston një vendim kombëtar palestinez që nuk duhet të flitet për të burgosur apo marrëveshje shkëmbimi, përveçse pas një ndërprerjeje të plotë të agresionit”.

Nga ana tjetër, Izraeli tentoi të arrinte një marrëveshje para pak ditësh, duke kërkuar lirimin e pengjeve në këmbim të armëpushimit të përkohshëm.

Pas refuzimit, Izraeli i bëri thirrje anëtarëve të Hamasit që të dorëzohen, pasi nuk kanë zgjedhje tjetër, veçse të vdesin.

Presioni ndërkombëtar është i madh për arritjen e një marrëveshje që do të lejonte kalimin e më shumë ndihmave kufitare në Gazë, teksa civilët atje vuajnë mungesën e ushqimit dhe ujit.