Shkon mbi 20 mijë numri i palestinezëve të vrarë në Gaza
Publikuar:
(21.12.2023 00:02:56)

Qeveria e Hamasit në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka kaluar mbi 20 mijë. Sipas një deklarate nga Zyra Mediale e qeverisë, në mesin e të vrarëve gjenden të paktën 8 mijë fëmijë dhe 6.200 gra. Në deklaratë thuhet se numri i të zhdukurve të mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet është 6.700, prej të cilëve 70 për qind janë gra dhe fëmijë. Gjatë 75 ditëve të sulmeve izraelite, numri i të plagosurve Gaza ka shkuar në mbi 52.600.