Mediat: Udhëheqësit e Hamasit kanë vendosur të zgjerojnë sulmet nga Siria
Publikuar:
(19.12.2023 10:50:28)

Një zgjerim i sulmeve kundër Izraelit nga Siria. Kjo është ajo që me sa duket u vendos në takimin e fshehtë midis liderëve të Hamasit, përfshirë Saleh al-Arouri dhe Khaled Meshal, i cili u zhvillua javën e kaluar në Turqi. Kjo është raportuar nga faqja e internetit e kanalit televiziv izraelit Kan, duke cituar burime palestineze të njohura me detajet e takimit. Media izraelite nënvizon se Hamasi mund të llogarisë sulme ushtarake jo vetëm nga Libani, por edhe Siria. Shtet ky i fundit që përbëhet nga dhjetëra milici, shumica e të cilëve do të vendoseshin në kampet e refugjatëve rreth Damaskut, por edhe në jug të vendit, në zonat Quneitra dhe Daraa.