Hyjnë në Gaza kamionët e parë me ndihma nga Izraeli

Kamionët me ndihma humanitare hynë për herë të parë në Rripin e Gazës nga vendkalimi izraelit Kerem Shalom. Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Së fundmi Izraeli vendosi të rihapë kalimin edhe në kuadër të diskutimeve për ecurinë e luftës me SHBA-në. Kalimi deri më sot ka funksionuar vetëm si një qendër inspektimi për kamionët që vinin nga vendkalimi më jugor i Rafahut, midis Egjiptit dhe Gazës dhe ku ata duhej të ktheheshin me një shpenzim të madh kohe.