Hamasi: Izraeli ka vrarë 18 800 palestinezë në Gaza

Qeveria palestineze e Hamasit ka njoftuar se operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar 18 800 të vdekur që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Palestinezët e vdekur, kryesisht të vrarë në sulmet ajrore, janë 75% fëmijë (8,000) dhe gra (6,200), saktësoi zyra e shtypit e Hamasit në një deklaratë, e cila vlerëson numrin e të zhdukurve në 7 500 në ditën e 70-të të luftës me Izraelin.