Një tjetër ushtar izraelit vritet në Gazën Veriore
Publikuar:
(16.12.2023 00:32:30)

Një ushtar izraelit – Tomer Shlomo Myara, 28 vjeç – u vra sot në një përleshje me armë zjarri në Rripin verior të Gazës. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i ushtrisë. Ushtari shërbeu në një njësi inxhinierike. Me vdekjen e tij, numri i ushtarëve të vrarë në Gaza në operacionin tokësor të nisur kundër Hamasit në fund të tetorit u rrit në 119.