IDF vret tre pengje në Gaza, izraelitët dalin në protestë, mbushin rrugët

“Lajmi për vdekjen e tre pengjeve në Gaza për shkak të zjarrit miqësor ka shkaktuar protesta dhe pakënaqësi në Izrael”. Kështu shkruan Haaretz, duke raportuar se dhjetëra njerëz po demonstrojnë para selisë ushtarake në Tel Aviv në këto orë. Demonstruesit tundin pankarta me emrat dhe fotot e shumë pengjeve të tjerë dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre. Më pas protestuesit arritën në kryqëzimin e rrugës Kaplan, një nga arteriet kryesore të qytetit, duke bllokuar rrugën. Këtë e raporton Ynet, duke nënvizuar se më parë turma ka bllokuar një nga korsitë e rrugës Begin. Protestuesit kërkojnë një marrëveshje të menjëhershme për kthimin në shtëpi të pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazëz, duke thirrur “tani, tani”.