Shtëpia e Bardhë: Ditët e liderit të Hamasit Sinwar janë të numëruara
Publikuar:
(15.12.2023 03:50:27)

Ditët e liderit të Hamasit, Jahja Sinwar janë “të numëruara”. Kështu tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. “Pavarësisht se sa kohë duhet, por drejtësia për Sinwar do të vendoset”, shtoi përfaqësuesi i lartë i administratës amerikane, duke folur me një grup të vogël gazetarësh për takimet e zhvilluara nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në Izrael. Zyrtari kujtoi se Yahya Sinwar, lideri ushtarak i Hamasit, ka “gjak amerikan në duart e tij” dhe “mban ende pengje amerikane”.