Gjykata rrëzon kërkesën e Belerit

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për t’u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës.
Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka reaguar edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Ai e ka cilësuar këtë vendim si të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.
“Sapo u komunikua një vendim i paralajmëruar. Kreu i vendit, Rama, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës. Është për të shprehur keqardhjen për Republikën dhe drejtësinë tonë”, u shpreh Dule.
Ndërkaq më herët në sallën e gjyqit Fredi Beleri ka pretenduar se ndaj tij po bëhet padrejtësi. Në deklaratën e tij para gjykatës, Beleri ka theksuar se “ndaj meje po bëhet një padrejtësi për interesa politike dhe financiare”
“Zgjatja, shtyrja, përcjellka nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi”, ka theksuar Beleri.
Sipas Belerit, gjykata po dëmton atë dhe familjen e tij. Ndërsa ka nënvizuar se po mbahen në qëndrime armiqësore.
“Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.
Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësorë, duke na ndarë në grekën dhe jo grekë. Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Po dëgjojmë çudira në këtë gjyq”, është shprehur Beleri.
/Shqip.com