Art Jetese

Sa prej sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga akulli?

Akullnajat në planetin tonë mbulojnë rreth dhjetë për qind të sipërfaqes së tij ose më shumë se 15 milionë kilometra katrorë.

Nga vitet e fundit të shekullit të 20-të e deri më sot, ato kanë qenë duke u shkrirë me shpejtësi dhe sa të mëdha ishin në të kaluarën, ndoshta më së miri tregohet nga fakti se gjatë epokës së fundit të akullnajave ata zinin tre herë më shumë territor se sot.

Ato përmbajnë pak më pak se 70 për qind të sasisë totale të ujit të freskët në planet.

Akullnaja më e lartë në botë, e cila ndodhet në malin Everest, çdo vit humb masën e krijuar për dekada, dhe situata për shkak të ngrohjes globale dhe ndotjes së planetit nuk është më e mirë në pjesët e tjera të botës.

/Shqip.com