Smajl Latifi pritet të udhëheqë sërish me Rahovecin
Publikuar:
(17.10.2021 21:47:44)
Smajl Latifi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pritet të udhëheqë edhe për katër vitet e ardhshme me Komunën e Rahovecit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka numëruar 41.37% të votave në këtë komunë dhe sipas rezultateve, Latifi është në epërsi ndaj kandidatëve të tjerë.
Kryetari aktual i Rahovecit ka marrë 48.87% të votave.
Në vendin e dytë është Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 19.90%.
Ndërsa, vendin e tretë e ka zënë Visar Korenica i Lëvizjes Vetëvendosje me 17.99%.
