Lajme

Protestë në Kosovë pas vrasjes së Liridonës: S’ka paqe pa sigurinë e grave

Vrasja e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj sic po rezulton deri tani nga hetimet ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Sot qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë në Kosovë ku kanë kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn.

Me sloganin ‘s’ka paqe pa sigurinë e grave’ shumë qytetarë dolën në marshim protestë në rrugët e Prishtinës.

Shumë qytetarë mbanin veshur bluza me foton e Liridona Ademajn ku dhe kërkuan drejtësi për 30-vjecaren.

Liridona Ademaj u vra pak ditë më parë në Kosovë gjatë një grabitje, ku pas hetimeve dyshohet se bashkëshorti i saj ishte organizatori i vrsajes së Liridonës.

/Shqip.com