Këto perime ju ndihmojnë të humbni peshën

Perimet janë të pasura me vitamina dhe minerale, dhe obi;no gjithashtu përmban fibra që e ndihmojnë një person të ndihet i ngopur më gjatë.
Përveç kësaj, perimet jeshile janë të ulëta në kalori, gjë që i bën ato efektive për humbje peshe.
Më poshtë janë gjashtë nga frutat dhe perimet më të përshtatshme që ekspertët rekomandojnë në dietë kur qëllimi kryesor është humbja e peshës.
Spinaqi
Kjo është një perime që shijohet në mënyra të ndryshme. Spinaqi ka një shije më të butë dhe për këtë arsye mund të kombinohet në vakte të ndryshme, dhe përveç kësaj, është mjaft i ushqyeshëm, me 23 kalori për 100 gramë.
Brokoli
Dhe ndihmon për ngopje më të gjatë. I shtohet zierjeve dhe shkon mirë me orizin dhe makaronat. Brokoli i freskët ka rreth 35 kalori për 100 gram.
Lulelakra
Për shkak të shijes së saj, lulelakra është gjithmonë e pranishme në dietën tradicionale të shëndetshme. Mund t’i shtohet edhe picës, dhe sipas ekspertëve të kuzhinës – edhe si përbërës në disa ëmbëlsira. Lulelakra ka 25 kalori për 100 gram.
Bizelja
Më së shpeshti gjendet në manxhi apo zierje të ndryshme, si dhe në ushqimet me makarona apo oriz. Përmban rreth 85 kalori për 100 gramë, dhe ka më shumë se pesë gramë proteina bimore, të dobishme për organet e tretjes. Proteinat janë të dobishme për humbje peshe, sepse ato kërkojnë dhe tërheqin më shumë energji nga metabolizmi dhe rrisin hormonet e ngopjes.
Brokoli
Edhe pse kjo jeshile zakonisht nuk është ndër llojet e preferuara të perimeve, nëse gatuhet siç duhet mund të jetë një shtesë e shijshme për shumë pjata të ndryshme. Përmban 43 kalori dhe rreth katër gram fibra për 100 gram lakra brukseli.
/Shqip.com