Izraeli po shqyrton mundësinë e përmbytjes së tuneleve nëntokësore të Hamasit

Izraeli po konsideron përmbytjen e tuneleve nëntokësore të Hamasit në Rripin e Gazës dhe ka montuar “një sistem pompash të mëdha” për këtë qëllim, sipas një raporti të Wall Street Journal duke cituar zyrtarë amerikanë. Gazeta amerikane thotë se taktika izraelite “mund të shkatërrojë tunelet dhe të dëbojë luftëtarët nga strehimoret e tyre nëntokësore, por gjithashtu të kërcënojë furnizimin me ujë të Gazës”. Sipas raportit, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) “përfunduan montimin e pompave të mëdha të ujit të detit rreth një milje në veri të kampit të refugjatëve Al-Shati rreth mesit të muajit të kaluar. Secila nga të paktën pesë pompat mund të nxjerrë ujë nga Deti Mesdhe dhe lëvizin mijëra metra kub ujë në orë në tunele, duke i përmbytur ato në vetëm disa javë”.