I pari i Prishtinës, Rama: Magjia e festave erdhi (Foto)
Publikuar:
(04.12.2023 23:56:06)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit.

Ai ka thënë se në bulevardin “Xhorxh Bush” qytetarët do të presin momente të paharruara gjatë dhjetorit.

“Na presin momente të paharrueshme në shoqërinë e njëri -tjetrit në Tregun e Fundvitit në bulevardin “Xhorxh Bush”, me ushqim, pije të ngrohta e muzikë të mrekullueshme”, ka thënë Rama.

I pari i kryeqytetit me anë të një postimi në Facebook ka treguar se do të ketë “koncerte me këngëtarët tanë të mirënjohur e shumë të talentuar”.

“Ejani dhe përjetoni momente të paharrueshme në Tregun e Fundvitit”, ka shkruar Rama.

/Shqip.com