Rozë

Santiana merr letrën nga i dashuri, ja kush i dha mbështetje nga jashtë

Santiana edhe sonte ka folur në lidhje me të dashurin e saj të cilin e ka jashtë e nga i cili nuk mori letrën e shumëpritur të premten e kaluar.

Kjo ka bërë që gjatë gjithë këtyre ditëve Santiana të përmend largimin nga shtëpia nëse e kupton se i dashuri i saj nuk ndihet mirë.

Ajo ka thënë në shumë biseda se ka shumë respekt për të dashurin me të cilin është në lidhje që katër vjet.

“Nuk mundem me i dal hakesh kurrë”, është shprehur ndër të tjera Santiana.

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, për Santiana e mori letrën e shumë pritur nga partneri i saj jashtë shtëpisë.

Santiana që ishte e bindur të dilte nga BBVK nëse i kërkohet nga partneri, morri një porosi krejt tjetër.

“Prisja të ishte një furtunë, një uragan siç je jashtë, që merr çdo gjë përpara e s’ndalesh asnjëherë, kundrejt asnjë sfide. Por, larg nga pritshmëritë, ndodhi që në rrugë të shfrytëzoheshe për lojën e dikujt tjetër, pa menduar fare për pasojat. Ti Santi u keqpërdore. Mesazhin e parë e ke marrë nga nëna, ky i imi është i fundit mbi këtë pjesë. Shumë më e fortë je vetëm. Në këtë rrugëtim s’të duhet shfrytëzuesi që të përdorë për intrigat e tij”, u tha tutje.

E Santianës i ka ardhur edhe mbështetja e parë pas letrës.

Ka qenë Ledi Vokshi, ish-banorja që duartrokitur përmbajtjen e letrës.

/Shqip.com