Windows 11 po teston opsione për të kursyer më mirë baterinë

Në versionin më të fundit të Windows 11 Insider 26002, modaliteti i kursimit të energjisë është shtuar në seksionin ku bëhen cilësimet e energjisë.
Ky mjet i ri sakrifikon disa performancë për të reduktuar konsumin e energjisë, dhe çuditërisht, nuk është vetëm për laptopët, siç raportoi PC World.
Opsioni është i disponueshëm kur zgjidhni Settings-> Power, dhe mund ta gjeni gjithashtu në cilësimet e shpejta (Win key+A), si për laptop ashtu edhe për desktop.
Përfitimi i menjëhershëm është i dukshëm për laptopët, por është mirë të shihet se desktopët nuk janë lënë jashtë as këtë herë.
Ky opsion mund të vendoset të zbatohet automatikisht kur bateria e laptopit arrin një përqindje të caktuar, por kini parasysh se kjo veçori është e ndarë nga modaliteti i Efikasitetit, i cili vendoset për çdo aplikacion.
Tani për tani, nuk është e sigurt që do të arrijë të gjithë përdoruesit e Windows 11, por është i rezervuar vetëm për programin Insider.
Megjithatë, duke pasur parasysh se opsioni është shumë i dobishëm, nuk do të ishte befasuese nëse Windows do ta zbatonte atë.
/Shqip.com