Lajme

Haradinaj: Të reflektojmë si shoqëri mbi guximin e personave me aftësi të kufizuara

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara se si shoqëri duhet reflektuar mbi guximin dhe përpjekjet që personat me aftësi të kufizuara i bëjnë në përballjen e sfidave të paimagjinueshme.

“Sot në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, të reflektojmë si shoqëri mbi guximin dhe përpjekjet e tyre në përballjen e sfidave të paimagjinueshme çdo ditë”, shkroi ai.

“Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta”, shtoi Haradinaj në Facebook.

/Shqip.com