Netanyahu këmbëngul se Gazën do ta kontrollojë Izraeli dhe jo Autoriteti Palestinez
Publikuar:
(02.12.2023 21:45:54)

“Marrëveshjet e Oslos “ishin një gabim i tmerrshëm” dhe Autoriteti Kombëtar Palestinez që doli prej tyre nuk do të jetë në gjendje të marrë kontrollin mbi Gazën pasi Hamasi të jetë mposhtur”. Këtë e tha sonte Benjamin Netanyahu. “Pavarësisht se kjo na rekomandohet nga miqtë tanë më të mirë, unë jam kundër”. Kryeministri vuri në dukje se “Abu Mazen” nuk e dënoi masakrën e 7 tetorit. “Autoriteti Palestinez – shtoi ai – ka dështuar plotësisht. Jo vetëm që nuk e lufton terrorizmin, por përkundrazi e financon atë”. Ushtria izraelite do të ruajë “kontrollin e sigurisë mbi Gazën”, por menaxhimi i saj do të bëhet “me një proces krejtësisht të ndryshëm”.