Bucit i vjen e fejuara, porositë e saj ndryshojnë lojën dhe miqësinë me Santianën

Aludimet për një pëlqim mes Yllit dhe Santianes, kanë sjellë të fejuarën e Yllit brenda shtëpisë.
Yllit fillimisht iu prezantua një audio-incizim.
“Unë shpresoj që do dalësh i njëjti si ke hyrë”- ishte ky mesazhi nga e fejuara e Yllit.
Ajo e ka marrë Bucin në dhomën e sekreteve, derisa biseda ka nisur me disa mendime të theksuara.
“Unë besoj tek ty dhe e di që ti nuk e prish lidhjen tonë për 200 mijë euro. Babai e ka thy një televizor. Njerëzit që je duke i mbajtur afër po ta thithin energjinë, besoj se momentin që ke me qel derën si të përfundoj ky takim ti ke me ndryshu. Shpresoj se deri në fund që nuk ke me thy asnjë premtim sepse çmim më të madh nuk ke me pas dhe as nuk ke pasur deri më tani, kurrë mos e harro këtë gjë”, ka thënë Verona.
Verona i kërkoi Yllit që tash e tutje të ulet tek Adri dhe Iliriana dhe jo tek Santiana, një kërkesë që e plotësoi menjëherë Ylli, i cili i tha Santianës se për këtë situatën e re do të flasin pas spektaklit.
/Shqip.com