Hamasi sulmon qytetet Ashkelon, Sderot dhe Beersheba

Brigadat Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, thanë në Telegram se kishin sulmuar qytetet Ashkelon, Sderot dhe Beersheba, në jug të Izraelit, me raketa. Raporton Al Jazeera . Grupi terrorist tha se sulmi ishte “në përgjigje të shënjestrimin e civilëve”. Dega ushtarake e një grupi tjetër të armatosur me bazë në Gaza, Xhihadi Islamik Palestinez, tha se shënjestroi qytete dhe qyteza pranë kufirit të Gazës më herët gjatë ditës, pasi armëpushimi midis palëve ndërluftuese përfundoi.