Ambasadori amerikan në Serbi, Hill: Serbia e di mirë cili është detyrimi i saj
Publikuar:
(01.12.2023 12:47:49)

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, duke folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo është një pyetje para së gjithash për të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, por shtoi se Serbia duhet të orientohet kah vendi i saj në Evropë.
“Serbia e di se çfarë duhet të bëjë dhe vendimi i takon asaj”, ka thënë Hill për agjencinë serbe të lajmeve “FoNet”.
Duke folur për pritjet për vitin e ardhshëm, ai shprehu shpresën se vendet kandidate për anëtarësim në BE, si edhe Serbia, do ta shqyrtojnë seriozisht Planin Ekonomik për Rritje të paraqitur nga Komisioni Evropian.
“Është një sfidë serioze edhe për BE-në”, tha ai.
/Shqip.com