Sistemi i mbrojtjes izraelite kap një raketë të lëshuar nga Gaza
Publikuar:
(01.12.2023 07:31:00)

Sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit kapi një raketë të lëshuar nga Gaza. Ushtria izraelite e deklaroi këtë rreth një orë para përfundimit të armëpushimit me Hamasin. “Pas raportit fillestar në lidhje me tingujt e sirenave në komunitetet pranë Rripit të Gazës, sistemi i mbrojtjes ajrore IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) raporton se ka kapur me sukses një lëshim nga Rripi i Gazës”, thuhet në llogarinë zyrtare të Telegram.