Hamasi: 32 të vdekur në Gaza prej mëngjesit të sotëm
Publikuar:
(01.12.2023 10:14:51)

Raportet e reja nga Rripi i Gazës flasin për një numër në rritje të njerëzve të vrarë që nga mëngjesi i sotëm, forcat izraelite (IDF) njoftuan se kishin “rifilluar luftimet kundër organizatës terroriste Hamas”. Ka pasur 32 vdekje në enklavën palestineze, sipas Sky News Arabia, e cila risjell lajmet e përhapura nga Hamasi. Më parë Al-Jazeera kishte raportuar një numër të vdekjeve prej të paktën 21.