Ekonomi

Opozita s’merr pjesë në shqyrtimin e buxhetit 2024 në komision

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, udhëhequr nga zv/kryetarja e parë e Komisionit, Jeta Statovci, shqyrtoi sot Projektligjin nr. 08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, sipas fushëveprimit te tij, si dhe shqyrtoi kërkesat buxhetore të agjencive dhe rregullarorëve që i raportojnë.

Komisioni për Ekonomi nuk kishte rekomandim për projektligjin, ndërkaq tri kërkesat buxhtore të ARKEP-it, ARRU-së dhe ZRRE-së, i përcolli në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në këtë mbledhje sipas fotografive të publikuara nga Kuvendi, nuk mori pjesë asnjë prej anëtarëve nga partitë opozitare.

/Shqip.com