Kulturë

Dori Camaj / Ah sa m’pëlqen

Dori Camaj / Poete
Dori Camaj / Poete

AH SA M’PËLQEN

Ah sa m’pëlqen
Me la tesha me duer!
Me lujt n’flluska t’sapunit
Atje
N’buz t’lumit
Ku ujt’ kristal buron…

E nj’ashtu tuj u flladit
M’përshfaqesh ti
Qi ikën e vjen
Si peshqt e vegjël ndër kamb’
Qi turren n’rrjedh.

E at’her përhumbem krejt
E zhytem me sy n’uj
E t’lypi si sirenat,marinarët.

Un’ e di se ti s’je ma
Sikur n’tan lumejt me t’kërkue
S’tgjej.

Por prap se prap
Lazdrohem tuj lëmue teshat
E tuj lujt n’flokt t’mia
Se ma zi se mos me t’pas
Asht me t’harrue…

/Shqip.com