Rezoluta e OKB-së: Izraeli të tërheqet nga lartësitë e Golanit

Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar një rezolutë që i bën thirrje Izraelit të largohet nga lartësitë siriane të Golanit. Dokumenti u mbështet nga 91 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme, tetë ishin kundër (përfshirë SHBA-në) dhe 62 abstenuan. Rezoluta thekson se anëtarët e OKB-së janë “thellësisht të shqetësuar që Izraeli nuk është tërhequr nga lartësitë siriane të Golanit, të pushtuara që nga viti 1967, në kundërshtim me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Asamblesë së Përgjithshme”.