Borrell: Hamasi është një organizatë terroriste dhe nuk mund të ketë të ardhme në Gaza

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell

“Hamasi është një organizatë terroriste që nuk mund të ketë të ardhme as politikisht as ushtarakisht në Gaza apo Bregun Perëndimor”, ka thënë shefi i marrëdhënieve të jashtme të BE-së, Josep Borrell. Borrell foli në Barcelonë së bashku me ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi, i cili përsëriti besimin e tij se u takon vetëm palestinezëve të përcaktojnë sundimtarët e tyre të ardhshëm, raportoi gazeta The Guardian . Fjalimet u zhvilluan gjatë një forumi rajonal të Unionit për Mesdheun së bashku me 48 vende të tjera nga Lindja e Mesme, Evropa dhe Afrika e Veriut. Izraeli e refuzoi ftesën për të marrë pjesë.