Dori Camaj / Supeve t’avlis shtatrrënue
Publikuar:
(27.11.2023 19:16:41)

SUPEVE T’AVLIS SHTATRRËNUE
Supeve t’avlis shtatrrënue,
myshk i lig n’dergj
bulzash vesue
shuen etjen…
Koh e burgosun
n’puthje t’tharbta,
koren len pas
si gjarpnit n’stin t’vet…
Pemt,
degt i ban thoj,
e grrithin trupin,
zhdeshen ulurimash
pa zá…
M’dhemin rranjt e flokut…
i pata zán ngusht,
mes menimesh pa shteg…
Tuj dasht me mbyll portën,
i zuna kambën nji drenushe…
Lot’ n’sy t’saj…
Pellg n’shpirtin tim…
M’fal… n’mujsh…
/Shqip.com