Jordania: Vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të çojë në paqe të qëndrueshme
Publikuar:
(27.11.2023 11:57:40)

Rruga drejt një zgjidhjeje me dy shtete, për izraelitët dhe palestinezët, duhet të fillojë me “fundimin e këtij agresioni brutal” të Izraelit kundër Rripit të Gazës. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi. Duke folur në Barcelonë në Forumin për Bashkimin e Mesdheut, kreu i diplomacisë jordaneze deklaroi se “vetëm një paqe e qëndrueshme dhe e gjatë do të sjellë stabilitet. Nuk mund të ketë një qasje diplomatike që kufizohet në Gaza”.