Hamasi konfirmon vrasjen e 4 komandatëve të grupit në Gaza

Hamasi ka konfirmuar sot vrasjen e 4 komandatëve të grupit përfshirë edhe kreun e Brigadës veriure, Ahmed Ghandour.

Nga ana tjetër forcat izraelite bënë me dije se kanë sekuestruar më shumë se 1.3 milionë dollarë para në dorë nga shtëpitë e terroristëve dhe bastionet e Hamasit në Gaza.

“Paratë e gatshme u sekuestruan dhe do t’i “konfiskohen shtetit”, shtoi ministria e Mbrojtjes së Izraelit.